Futboll Sport

“KËTU KA CILËSI”/ Telushi: Egnatia është si një familje, e kalojmë Kukësin

Egnatia sfidon nesër Kukësin në transfertë, pas ndeshjes së parë të përfunduar 3-1 në favor të tyre. Skuadra vazhdon me ritëm të plotë përgatitjet për këtë betejë. Për “Panorama Sport”, para kësaj sfide ka folur një nga senatorët e ekipit, Bruno Telushi. Mesfushori flet për ndeshjen e radhës dhe tregon për objektivat e klubit në këtë sezon.

Pas fitores me Kukësin në përballjen e parë, mendoni se mund të kualifikohet Egnatia më tej në Kupë?
Përballja e parë është harruar dhe mendohet për aktin e dytë. Siç kemi thënë, nuk kemi pse të mos mendojmë për të dyja kompeticionet. Egnatia ka skuadër të kompletuar. Shanset mbeten të mëdha dhe ne do të bëjmë lojën tonë. Në përballjen e parë ia dolëm të jemi superiorë, duke shënuar shpejt dhe deri në fund kontrolluam mirë çdo aksion.

Ndaj Vllaznisë u graduat kapiten. Çfarë ndjesie kishit?
Po, ishte hera e parë për mua. Më parë e ka mbajtur edhe Krasniqi e Shtubina. Për mua është kënaqësi që tek Egnatia jemi si familje e madhe. Jam dyfish i motivuar që më caktuan shiritin në atë përballje vendimtare. Gjithsesi, barazuam, por meritonim më shumë. Unë bëj gjithmonë më të mirën për Egnatian, do të jemi të bashkuar deri në fund.

Keni bërë paraqitje tepër pozitive gjatë gjithë këtyre javëve, mendoni se është arritur maksimumi?
Kemi pasur edhe kalendar të ngjeshur. Dëshira ka qenë e madhe të arrihen pritshmëritë, por kanë ndikuar edhe episodet. Egnatia ka pritshmëri të larta. Klubi ka investuar shumë dhe na ka plotësuar kushtet. Pothuajse është arritur maksimumi, por nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Presim ta përfundojmë fazën e parë me sukses e në të dytën të jemi akoma më efikasë. Kemi humbur disa pikë, që do të na jepnin më shumë siguri në të ardhmen.

Ju ka munguar goli në përballjet e fundit, megjithëse keni qenë shumë pranë, besoni se do e mbyllni fazën e parë me një rrjetë?
Unë zbres në fushë për më të mirën. Rastet për shënim kanë qenë të shumta, por nuk kam pasur edhe fat. Rëndësi ka që e kam gjetur rrugën e rrjetës me Egnatian. Ka akoma minuta ku mund të shënoj sërish dhe t’i arrij objektivat personale. Ne përqendrohemi për të qëndruar në nivel të lartë, golat janë në plan të dytë.

Duke qenë se me Dinamon do të luani në transfertë dhe deri tani Egnatia jashtë ka qenë befasuese, do ja dilni sërish?
Transfertat gjithmonë kanë rëndësinë e vet, pavarësisht se me kë dhe ku luan. Kudo ku kemi luajtur, me forcat tona ia kemi dalë të marrim pikë. Ndaj Dinamos, si kudo tjetër do të kërkojmë më të mirën e mundshme.Ata kanë objektivat e veta. Ndaj çdo kundërshtari luajmë për pikë.

Çfarë ka Egnatia ndryshe nga skuadrat e tjera?
Egnatia është pjesë e Superiores me meritë të plotë. Me gjithë ekipin ndihemi mirë dhe të motivuar plotësisht. Klubet e tjera ku unë dhe shokët kemi qenë, janë e shkuara. Tani Egnatia është e para për këdo. Këtu ka cilësi, duke nisur që nga stafi me përvojë dhe për çdo gjë mendohet më e mira.

Tifozët janë shumë të zjarrtë dhe e ndjekin skuadrën kudo. Bashkë me ta do ia dalim të renditemi sa më lart.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus synon të marrë shërbimet e mbrojtësit Van Dijk, ja oferta “faraonike”

Delo.autor

TËRBOHET ABRAMOVIC/ CHELSEA i tregon çmimin REALIT për yllin e skuadrës

Isa.Autor

Leave a Comment