Futboll La Liga Sport

KLUBI NË KRIZË/ Arkat e Barcelona-s detyrojnë merkato mbijetese, zbulohet buxheti për Xavi-t

Çfarë merkato do të jetë te Barcelona pas ardhjes së Xavi Hernandez? “E varfër” – sipas ESPN. Sepse katalanasit do të kenë mundësinë të shpenzojnë jo më shumë se 10 mln euro në dritaren e transferimeve të janarit…

Një dimër më i ftohtë se kurrë dhe me aspak ngrohtësi. Operacionet e të shkuarës duhet të harrohen shpejt, pasi gjendja e arkave blaugrana është katastrofike, aq sa sipas asaj që thuhet madje edhe me një rrogë 1 Euro, Dani Alves, nuk mund të federohet.

La Liga monitoron dhe Barcelona nuk lëviz dot. Borxhet janë deri në fyt dhe bilancet e kuqe po shpërthejnë. Laporta e di, por tani e di edhe Xavi, që është thërritur të vendosë pak rregull dhe të paktën të çmojë organikën që ka në dispozicion.

Janë shumë ata që mund të largohen, por rrogat e tyre janë një problem më vete për blerësit, pasi janë ende të larta, edhe pse disave i është përgjysmur.

Një situatë nga e cila duhet të dalë me durim dhe qetësi Barcelona, që për herë të parë në histori e sheh veten në një moment të tillë.

Related posts

CARABAO CUP/ Arsenal fiton lotarinë e penalltive dhe hakmerret ndaj Kampionëve të Anglisë

Delo.autor

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Spalletti pranë SHKARKIMIT, Interi e gjen MENJËHERË trajnerin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment