Futboll Seria A Sport

VETËM 16 MINUTA NË 3 MUAJ/ Objekti misterioz kalon dëmtimin, tifozët e Milanit dhe trajneri presin ta zbulojnë

Milani kryeson renditjen e Serie A bashkë me Napolin, por që sigurisht në ndryshim nga skuadra e Spallettit ajo e Piolit ka kaluar një sërë pengesash dhe vështirësish…

Nga dëmtimet, Covid-19 dhe kalendari që ka qenë shumë i fortë dhe ka pasur disa përballje direkte. Në fakt, deri në fund të fazës së parë, kuqezinjtë kanë vetëm Fiorentina dhe Napoli si ekipet e forta dhe brenda 8 vendeve të para…

Por, Stefano Pioli, që ka rinisur sot stërvitjen me grupin kuqezi, ka marrë edhe një surprizë të bukur: braziliani Junior Messias, deri tani i parë në fushë vetëm pak minuta në Atalanta-Milan ku në fakt ishte edhe protagonist negativ me një penallti të shkaktuar dhe për mënyrën se si Zapata i vodhi topin, është rikthyer në stërvitje…

Deri tani, askush nuk e parë Messias dhe se sa talent mund të ketë në këmbët e tij, pasi ka kaluar një dëmtim të gjatë.

Në fakt, sezoni i tij nisi mjaft vonë për shkak të gjendjes fizike jo të mirë dhe me përgatitjen e lënë pas dore. Më pas erdhi direkt dëmtimi dhe tashmë pritet që të nisë sezoni, duke kryqëzuar gishtat që të mos ketë më pengesa.

Messias do të jetë një shigjetë më shumë në harkun e Stefano Piolit, pasi mund të luajë si sulmues i djathë krahu, mesfushor krahu dhe fantazist pas sulmuesit kryesor.

Related posts

Luajti me zemër, por dështoi/ MEZANI “fajëson” kundërshtarin: PARTIZANI ka krahë të shpejtë

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ I mjaftojnë 6 mintua lojë, Mbappe ndëshkon Kazakistanin (VIDEO)

Delo.autor

PSG INTERESOHET PËR PORTUGEZIN/ Ja 3 motivet e Mourinhos për të pranuar oferën

Delo.autor

Leave a Comment