Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E VETERANIT LARG ITALISË/ Agjenti i Buffon veçon një ofertë: Është klub vërtet interesant

Agjenti i Gianluigi Buffon, Silvano Martina, foli me mikrofonët e RTP për të komentuar lajmin e raportuar dje nga “A Bola”, në lidhje me një interes të pretenduar nga Benfica për portierin 43-vjeçar: “Benfica është padyshim një klub interesant”. E përditshmja luzitane, ndër të tjera, siguroi se Sevilla dhe Olympiacos do të ishin gjithashtu në ndjekje t ëish-portierit të Juventusit. Siç është shpjeguar nga i njëjti lojtar edhe gjatë “ndeshjes së zemrës”, nuk ka asnjë nxitim për të vendosur mbi të ardhmen.

Buffon mori disa ditë për të vlerësuar të gjitha ofertat dhe për të vendosur nëse do të vazhdojë apo do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme. Benfica shpreson ta bindë atë për t’i mbrojtur portën dhe fjalët e agjentit të tij lënë të hapura më shumë se një mundësi: “Sigurisht që Benfica mund të na interesojë, është një klub interesant. Por, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të, drejtpërdrejt ose përmes ndërmjetësve”.

Related posts

Juventusi monitoron situatën e francezit të pakënaqur të Barcelonës

Sadik.Autor

LIGUE 1/ Nice-PSG, Parisi është skuadra më e mirë në transfertë

Q.Autor

RISI NGA UEFA/ Championsi shton një trofe të ri për çdo ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment