Bundesliga Futboll Sport

KRITIKA E RADHËS NDAJ KIMMICH/ Gomez: Do luanim edhe një vit pa tifozë nëse do silleshim si ai

Bayern Munchen nuk po kalon një moment të mirë. Humbja në derbin me Augsburg ishte e papritur, teksa ka krijuar shqetësim vendimi i tre lojtarëve për të mos marrë dozat e vaksinës ndaj koronavirusit.

Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë kundër vaksinës, qëndrim nga i cili nuk po heqin dorë edhe pse po kritikohen pafund. Dy të parët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ditën e djeshme.

Lojtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, teksa drejtuesit e Bayernit kanë vendosur t’u ulin rrogat. Ish-sulmuesi i ekipit bavarez dhe kombëtares gjermane, Mario Gomez i është bashkuar korit të kritikëve ndaj Kimmich.

“Stadiumet në Gjermani janë plot, sepse 70-80% e personave janë të vaksinuar. Edhe ai përfiton nga një gjë e tillë. Nëse të gjithë do të silleshin si Joshua, ndoshta do të luanim sërish një tjetër vit pa tifozë në stadium”, deklaroi Gomez.

Related posts

SARRI FESTON ME SHQIPONJË/ Mourinho bën mbledhje në fushë. Shikoni çfarë ndodh pas derbit Lazio-Roma (VIDEO)

Delo.autor

EGNATIA-DINAMO/ Ademi përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe ndëshkon “Të Blutë” (VIDEO)

Delo.autor

RREZIKON PËRJASHTIMIN NGA KAMPIONATI/ Tirana kërkon “llogari” për borxhet

Delo.autor

Leave a Comment