Futboll Sport

“DËMTIMI I ALABA? KA MARRË NJË DËMTIM NË…”/ Ancelotti: E dominuam Sheriffin, radhën Interi

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencën për shtyp duke komentuar suksesin 3-0 ndaj Sherifit, që i ka siguruar kualifikimin për më tej. Në konferencë, tekniku italian është ndalur dhe te dëmtimi i Alabasë, që gjithsesi nuk duket shumë problematik.

NDESHJA – “Në përgjithësi kemi luajtur mjaft mirë, e kemi dominuar takimin dhe nuk e kemi diskutuar fitoren. Jam i kënaqur nga ajo çfarë kam parë në fushë”.

KUALIFIKIMI – “Donim të arrinim sa më shpejt kualifikimin dhe lojtarët ishin të vetëdijshëm për një gjë të tillë. Jemi në një fazë mjaft të mirë, ku gjithçka ecën sipas planeve. Sinjalet janë mjaft pozitive dhe premtojnë për mirë”.

DËMTIMI I ALABASË – “Ka marrë një goditje në gju dhe për këtë e kemi zëvendësuar. Gjithsesi, nga informacionet e para nuk më duket se bëhet fjalë për diçka serioze. E llogaris në fushë të dielën në kampionat”.

BENZEMA DHE PROCESI – “Benzema është mjaft i qetë dhe nuk kemi folur për atë çfarë ndodh jashtë fushës së blertë. Ai është i fokusuar tërësisht te puna me ekipin dhe kjo reflektohet në fushë”.

KASEMIRO – “Kam biseduar me të pas golit të tretë, por nuk më ka kërkuar të djegë kartonin e verdhë. E zëvendësova sepse e dua në fushë përballë Interit, kjo është e gjitha”.

KROS – “Nëse Kros është në gjendje optimale, unë si trajner jam më i qetë. Në formën e vet më të mirë bën gjëra që si bën askush. Mendoj se ata të tre në mesfushë janë thjesht spektakolarë. Më vjen mirë që lojën Kros po e konkretizon dhe me gola”.

Related posts

KLUBI NË KRIZË FINANCIARE/ CR7 drejt largimit nga Juventus, bardhezinjtë “piketojnë” si zëvendësues sulmuesin e PSG-së…

Delo.autor

LEGANES-REAL MADRID/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Silva

Delo.autor

Laçi 3 vjet pa fituar në Kukës, sot kërkon të paktën 1 gol

Sadik.Autor

Leave a Comment