Futboll Premier League Sport

“EKSPERIENCA ME INTER? ISHTE FANTASTIKE”/ Conte: Me Tottenham-in do kap majat

Antonio Konte nuk ka humbur kohë dhe ka rifilluar menjëherë punën me skaudrën e tij të re. Tekniku i ri i Totenhemit flet për eksperiencën e tij të re, por pa harruar të përmend dhe Interin.

Rikthimi në Angli

“Është një kënaqësi të jem këtu. Rikthimi në Angli dhe në një klub të madh si ky, është një privilegj dhe dua të shpërblej besimin e drejtuesve”.

Sa i vështirë ishte vendimi?

“Totenhemi më telefonoi që në verë kur sapo kisha lënë Interin, por nuk ishte momenti i duhur sepse doja të merrja një pushim”.

Eksperienca me Interin

“Ishte fantastike. Në 2 sezone arritëm të fitonim kampionatin pas shumë vitesh dhe shkuam deri në finale të Europa Ligës. Ndaluam diktatin e Juventusit, që fitonte prej 9 vitesh rrjesht”.

Projekti dhe stadiumi

“Qendra stërvitore është perfekte, po ashtu dhe stadiumi.  Është një motivim më vete që të punosh në këto kushte mjaft komode. E pashë fushën dhe doja të filloja punën menjëherë”, u shpreh italiani.

Antonio Konte firmosi me Totenhemin për një sezon e gjysmë, nga e cila do të përfitojë 15 milionë paund në vit.

Related posts

ENDE ASNJË GOL/ RONALDO fiton TREFISHIN e lojtarit të dytë më të paguar në ITALI

Isa.Autor

Zbulohet përforcimin e ri i Real Madridit, një portier me parametra të jashtzakonshme

Sadik.Autor

Dështoi tek Bayerni/ Milani dhe Benfica duel për talentin e madh portugez

Sadik.Autor

Leave a Comment