Futboll Seria A Sport

SULMI NUK BIND/ Interi ndjek rekordmenin e Ligës së Kampioneve me sytë nga… Lukaku

Interi kërkon patjetër të sjellë në Milano dikë që e njeh portën me sy mbyllur. Me Sançezin që është me valixhe në duar dhe Lautaron që e ka humbur paprekshmërinë e tij, të vetmit që duket se e kanë të sigurt qëndrimin janë Xheko që gjithsesi nuk ofron garanci me 35 vitet e tij dhe Korrea që ka si gjithmonë miratimin e Inzagit.

Klubi zikaltër e di se sulmi duhet rifreskuar dhe për këtë drejtuesit janë duke monitoruar profile të shumtë. Mes të gjithë emrave që janë përfolur deri më tani ka lindur një tjetër ide: Sebastian Haler. 27-vjeçari i Ajaksit është as më pak e as më shumë se golashënuesi i dytë më i mirë i këtij sezoni në Champions League me 11 golat e tij, i renditur vetëm pas Levandovskit. Duke shkëlqyer që në debutimin në Europë me 4 gola dhe duke gjetur golin në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve arriti të barazonte rekordet respektive të Van Bastenit e Kristiano Ronaldos, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, edhe të Interit.

Marota dhe Auzilio, një fans i vjetër i tij që e ka ndjekur që kur francezi që luan me Bregun e Fildishtë ishte pjesë e Utrehtit, kanë bërë hapa konkretë në drejtim të tij dhe kanë takuar agjentët e sulmuesit, për t’i vënë në dijeni të seriozitetit të projektit të tyre. Vetë lojtari nuk ka qëndruar indiferent dhe, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, ka transmetuar se Seria A i pëlqen dhe projekti i zikaltërve po ashtu. Thënë këtë ama, për të mbërritur te akordin, gjërat nuk do të jenë të thjeshta. Ajaksi njihet si një nga klubet që ua di vlerën lojtarëve të vet dhe nuk ka ndër mend të heqë dorë nga xhevahiri i tij për më pak se 35 milionë euro, një shifër që për momentin është e paarritshme për financat zikaltër.

E pavarësisht se ka marrë hov pista Haler, Interi nuk ka lënë pas as Lukakun e Skamakën, dy emra që gjithmonë e më shumë lidhen me milanezët. Për belgun ama çështja është më shumë se e komplikuar dhe për momentin nuk duket se ka diçka më shumë se nostalgjia e vetë lojtarit. Nga ana tjetër, me Sasuolon bisedimet kanë ngecur për Xhanluka Skamakën, vlera e të cilit shkon në 40 milionë euro. Kur nuk është bërë asnjë hap para, çmimi rrezikon të rritet, duke pasur parasysh se për yllin e Sasuolos konkurrenca është e madhe.

DE VRAJ SKAMAKA

Italiani preferon Interin dhe pavarësisht çmimit të tij të lartë, ka në favor pagën që krahasuar me dy të sipërpërmendurit është ndjeshëm më e ulët, duke qenë se fiton vetëm 400 mijë euro, kundrejt 12.5 milionëve të Lukakut apo 3 milionëve të Halerit. 23 vitet dhe 12 golat e realizuar deri në këtë moment në kampionat tundojnë, por Interi po i peshon mirë gjërat. Edhe pse nuk përjashtohet që zikaltrit të afrojnë dy sulmues në verë, drejtuesit e dinë se nuk mund të shkojnë përtej mundësive dhe mes të treve, vetëm për njërin mund të bëhet një sakrificë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Teuta. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

PORTIERI BERISHA DREJT SERIE A/ Trajneri De Biasi e “bekon: Jep siguri dhe di të komandojë mbrojtjen

Delo.autor

Ronaldo gjen Allegrin/ SOT trajnimi i parë i plotë i Juventusit në Torino

Isa.Autor

Leave a Comment