Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ FIFA dënon me gjobë Skocinë, pasi tifozët e saj i fishkëllyen himnit të Izraelit. Ja shuma…

FIFA e ka gjobitur Skocinë me më shumë se tetë mijë euro, pasi tifozët e saj i fishkëllyen himnit të Izraelit gjatë një ndeshjeje në tetor.

Federata skoceze u gjobit edhe për shfaqjen e një flamuri të pavend në stadiumin Hampden Park gjatë ndeshjes Skoci – Izrael në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Skocia fitoi me rikthim 3:2 ndaj Izraelit në atë takim në stadiumin e mbushur me tifozë në Glasgow.

Goli i fitores i shënuar nga Scott McTominay e mbajti Skocinë në vendin e dytë në Grupin F.

Një fitore e mundshme ndaj Moldavisë më 12 nëntor do t’ia garantojë play-offin Skocisë.

Shtëpia e futbollit botëror tha se Skocia u gjobit për shkak se e shkeli artikullin 16 të kodit disiplinor të FIFA-s.

Related posts

SHKËLQEN LEWANDOWSKI/ Ylli i Bayern vendos një rekord unik në Champions League

F.autor

APELON NË LIGËN E KAMPIONATIT ANGLEZ/ Liverpool kërkon të ndryshojë fanelën, ja arsyeja (FOTO)

Delo.autor

SFIDON JUSHUAN NË RING/ Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

F.autor

Leave a Comment