Futboll Sport

MIQËSORE/ Debutim me humbje për Gliha, Kosova mposhtet nga Jordania

Kosova ka humbur në mënyrë surprizë në miqësoren e luajtur ndaj Jordanisë me rezultatin 2-0.  Kjo ishte ndeshje e parë për trajnerin Gliha në stolin e ‘dardanëve’.

Kosova u paraqit me titullarët në këtë ndeshje, edhe pse ishte thjesht një miqësore. Jordania shënoi në minutën e 18’ me sulmuesin Faisal, i cili depërtoi në qendër të mesfushës dhe shënoi golin e avantazhit.  Kosova u përpoq të reagonte por rastet ishin të pakta. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve.

Pjesa e dytë nisi me më shumë vrull nga të zotët e shtëpisë. Të besuarit e Glihës u përpoqën të barazonin rezultatin, por u ndëshkuan përsëri. Vojvoda gaboi në ndërhyrje brenda zone, duke i dhënë mundësi sulmuesit Al Daradre që të shënonte golin e dytë.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Greqisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Related posts

NDEZ DERBIN E MADONINËS/ “Bomberi” Lukaku: Këshillat e Ibrahimovic për mua ishin…

Delo.autor

Futbollisti i Mançesterit është prioriteti i Gatuzos, por habit drejtuesit me kërkesat!

Sadik.Autor

MERCEDES SE LËSHON KAMPIONIN E BOTËS/ Plan për një kontratë të përjetshme me Hamilton

Isa.Autor

Leave a Comment