Futboll Kategoria Superiore Sport

MUNGOI NË STËRVITJE ME EKIPIN/ Tirana pa “bomber”, Majkëll Ngo është problemi i Shehit

Që prej javës së kaluar, Majkëll Ngo nuk është stërvitur me ekipin. Futbollisti nuk ka qenë i pranishëm në sfidën me Dinamon, ndërsa nuk është stërvitur prej të premtes së kaluar. Lojtari ka qenë në Londër për arsye familjare dhe vetëm dje është kthyer në ekip.

Me gjithë këto ditë pa stërvitje, puna bëhet më e vështirë. Kujtojmë që Tirana do të luajë me Dinamon dhe Kukësin në kampionat, ndërsa për bardheblutë në Kupë si fillim do të ketë mungesa. Hoxhallari që është me ekipin Kombëtar, nuk luan sfidën e dytë me Dinamon. Ai luan në kampionat. Po kështu, Tirana do të ketë dy armë më shumë. Do të kthehen nga pezullimet Ngo dhe Toli. Të dy janë gati për sfidën me Dinamon.

Anglezi, nga ana tjetër, nuk është se ka kaluar ditë të mira për shkak të problemeve familjare, ndërsa skuadra është munduar që ta qetësojë. Futbollisti ka qenë për disa ditë pushim.

Related posts

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Polonia lë “thatë” De Biazin, zyrtarizon trajnerin e ri

Isa.Autor

“NJË PERSON SHUMË I BUKUR…”/ Lucas Mouroa “zbulon” gruan falë Zuckerberg: Mesazhi që “çmendi” internetin

Delo.autor

Leave a Comment