Futboll Sport

NDODH DHE KJO NË ANGLI/ Pa vdekjen me sy, lojtari humb ndjenjat në fushë. Kur zgjohet pyetjen befasuese

Momente frike të madhe gjatë ndeshjes së Championship (kategoria e dyte angleze) ndërmjet Reading dhe Sheffield United.

Kjo sepse mesfushori i Sheffield United John Fleck pësoi një kolaps ndërsa ishte në fushë. Futbollistit i ra të fikët dhe kishte nevojë për oksigjen. I dërguar me shpejtësi në spital, Fleck i siguroi të gjithë për gjendjen e tij dhe pyeti gjithashtu se si përfundoi ndeshja. Sheffield me një postim në Twitter bëri të ditur se futbollisti është i vetëdijshëm, por do të qëndrojë në spital për disa ditë për vëzhgim.

Championship është një nga ligat e pakta që mund të luajë edhe kur është planifikuar Champions League dhe kështu të martën në mbrëmje Reading dhe Sheffield United dolën në fushë. Në 56′ John Fleck u rrëzua papritur, shokët e skuadrës thirrën menjëherë ndihmë dhe mjekët mbërritën me shpejtësi.

Në stadiumin Madejski, mesfushori 30-vjeçar iu nënshtrua trajtimit mjekësor për mbi 10 minuta para se të imobilizohej dhe të transportohej në spital.

Fleck doli me barelë nga stadiumi por arriti të dilte me këmbët e tij, ai ishte në këmbë, nga stadiumi, edhe pse kishte një maskë oksigjeni.

Ndeshja vazhdoi dhe u fitua 1-0 nga Sheffield. Kur ndeshja përfundoi, trajneri Sllavisa Jokanovic nuk shkoi në spital por foli për lojtarin e tij i cili e pyeti se si përfundoi ndeshja:

“Ai është në spital, është i vetëdijshëm dhe ka kërkuar rezultatin. Shpresojmë të kthehet shume mire. Ai është i sigurt, në duar të mira dhe lutemi që gjithçka të jetë mirë.”

Frikë e madhe, shumë frikë por fatmirësisht Fleck ka pasur mundësi të rikuperohet dhe tani përmes ekzaminimeve të mëtejshme do të kuptohet pse mesfushori ka pasur këtë sëmundje, ndërkohë që shpresohet që edhe lojtari skocez të kthehet në fushë!

Related posts

“MA HODHI…”/ Ronaldinho kishte justifikimet më të bukura, ja çfarë më tha njëherë kur erdhi vonë në stërvitje

F.autor

DEL KUNDËR SHEMBJES SË “SAN SIROS”/ Massimo Morattit: Është pjesë e historisë së Milanos, ne nuk…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ PORTOS/ Pioli: Nuk ishim në lartësinë e duhur, duhet të rikuperojmë energjitë për derbin

Delo.autor

Leave a Comment