Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Bie alarmi për mesfushorin e Partizanit, gati të nisë stërvitjen me grupin

Herald Marku e nisi si titullar transfertën me Kastriotin, por fati nuk ishte me mesfushorin në këtë takim. Gjatë një dyluftimi ajror me Ajazin, Marku pësoi një dëmtim ku pati edhe gjakderdhje nga plaga që mori.

25-vjeçari u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 31-të dhe më pas u dërgua në spital për kontrolle të imtësishme, për vetë faktin se dëmtimi ishte në kokë.

Pas ekzaminimeve mjekësore ka rezultuar se lëndimi nuk ka qenë problematik, përveç plagës që është qepur, kështu që nuk ka alarm për lojtarin.

Madje, pritet që Herald Marku t’i bashkohet ekipit kur të kthehen në stërvitje pas pushimit të dhënë nga stafi pas fitores së parë në kampionat me Kastriotin.

Për shkak të ndërprerjes së aktiviteteve në vend nga angazhimet e kombëtareve të kuqtë janë lënë pushim deri të mërkurën, për të nisur pastaj punën për ciklin e vazhdimësisë në Kupë dhe kampionat.

Related posts

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Napoli rikthehet tek fitorja, Balotelli shënon golin e parë

Delo.autor

PËRPARA NJË VITI E PËRQAFONTE/ Ja si Gattuso injoroi Bonuccin në Superkupë (VIDEO)

Delo.autor

NDIKIM I MADH I LEO MESSIT/ Revolucioni sportiv dhe komercial që pritet tek Inter Miami

F.autor

Leave a Comment