Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E SPALLETTIT/ Lazio i bën dalje Muriqin, sinjale turke për bomberin kosovar

Vedat Muriqi nuk e ka bindur Lazion, ndaj presidenti Lotito  është gati ta shesë. Zërat nga Turqia kanë vazhduar prej disa muajsh, të fundit raportojnë një hap të mundshëm përpara të Fenerbahçe. Sipas portalit “Bursahakiyet”, klubi turk ka kontaktuar me Lazion për ta rikthyer kosovarin në Stamboll. Te bardhekaltrit nuk e ka siguruar dot formacionin, ndaj pas një viti e gjysmë mund të jetë koha për të thënë lamtumirë.

Lazio, sipas lajmeve nga Turqia, do të ishte gati ta shiste Muriqin. Në rast se nuk shfaqet asnjë blerës në “Formello”, do të shqyrtohet opsioni i huazimit. Gjithsesi, dëshira e Lotito është shitja e përhershme. Vlera e tregut, deri më sot, do të ishte rreth 8 milionë euro. Një shifër shumë larg asaj të paguar nga Lotito në verën e vitit 2020, për ta marrë në Romë (rreth 20 milionë euro).

Ka kohë për huazim, Lazio pret oferta zyrtare për shitjen e plotë. Lojtari është i interesuar për kthimin te Fenerbahçe. Vedati nuk e ka harruar kurrë fanellën verdheblu, ndaj opsioni i një rikthimi të mundshëm në Turqi është tërheqës dhe jo pak.

Related posts

MESSI PA ZËVENDËSUES/ Ja “fëmijët” e së ardhmes së Barcelonës

Delo.autor

BROJA SFIDON RONALDON/ Sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin

Delo.autor

E BUJSHME/ Ajax kundër Juventus, dikur i mori Champions League (FOTO)

F.autor

Leave a Comment