Sport Të tjera

PAS DY MUAJSH NGA ZHGËNJIMI NË “US OPEN”/ Rrëfehet Djokovic: Ja pse vendosa të luaj në Paris

Tenisti serb Novak Djokovic u rikthye në fushë këtë javë në turneun Masters të Parisit, dy muaj pas zhgënjimit në finalen e US Open (u mund nga rusi Daniil Medvedev). Numri 1 në botë kaloi një moment të vështirë pas asaj humbje, pasi synonte të triumfonte në turneun amerikan. Këtë vit Djokovic ka fituar edhe Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon, por dështoi në ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

“Arsyeja e vërtetë që vendosa të luaj në Paris është të mbroja kreun e renditjes dhe ta mbyllja këtë vit në vendin e parë. Shpresoj ta siguroj matematikisht këtë gjë, në të kundërt do të luaj sërish. E di që Medvedev është shumë pranë në renditje, ndaj do të bëj një sforco më shumë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, pasi ky rikthim pas humbjes në US Open nuk ishte i lehtë për mua”, tha Djokovic.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Argjentina shënon në fund dhe kualifikohet

Sadik.Autor

STATIKSTIKA TË FRIKSHME/ Interi i Contes më i mirë se ai i “Special One” në 2010-ën

Delo.autor

ZBULON BISEDËN PËR EKIPIN FITUES TË PREMIER/ Jonathan Walters: Ferguson ka thënë se titullin e merr…

Delo.autor

Leave a Comment