Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Allegri: Jam i kënaqur me grupin, por duhet të…

Juve arriti të marrë një fitore në limite duke triumfuar ndaj Fiorentinës falë golit të Kuadrados. Pas ndeshjes, Maks Alegri e kaloi vëmendjen e fitores me violët duke qarë pikët e lëna pas, por gjithashtu përmendi dhe faktin që Juve arriti të kualifikohej në fazën e 1/8-ve në Champions në mesjavë.

‘’Fituam të gjitha kontrastet dhe kjo tregon shumë për ecurinë e ndeshjes. Kundër Sasuolos nuk ishte kështu. Dhe e dimë se si përfundoi… Jam i kënaqur me këtë grup, kemi kaluar në fazën e 1/8-ve në Champions, por duhet të kujtojmë pikët e lëna pas’’.

Çelësi i suksesit? “Ne vazhduam mirë mendërisht , me një mentalitet tjetër do të kishim sjellë më shumë pikë në vend të atyre të humbura kundër Sasuolos, Empolit, Udinezes, Veronës. Prandaj duhet të jemi të lumtur për këtë fitore, të marrë kundër një Fiorentine që luan shumë mirë futboll, por të zemëruar. Baza e një skuadre që synon majën është të vrapojë, si dhe të luajë mirë”, tha Alegri.

Related posts

PREK TIFOZËT E “DJALLIT” ME RRËFIMIN E TIJ/ Ish-mesfushori i Milan: E pata të vështirë largimin nga “Kuqezinjtë”, madje…

Delo.autor

PASKA TË DREJTË/ Gruaja e Bojra Valeros: Vrapoj më SHUMË se ai, e kam quajtur një t…

Isa.Autor

Reali, Barcelona apo…? Ja kush klub ka më shumë lojtarë në çerekfinalet e Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment