Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ DINAMOS/ Shehi: Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje, çelësi i suksesit…

Tirana mori një fitore të madhe 4-0 përballë Dinamos duke u hakmarrë për atë humbje në Kupë në mesjavë. Pas ndeshjes, në prononcimin për ‘’SuperSport’’, trajneri Orges Shehi u shpreh:

Ndryshimet: ‘’45 minutat e para të Kupës ishin për tu harruar, ndryshoi përqendrimi. Ishte ndeshje tjetër, histori tjetër, kam skuadër me çuna me karakter që reflektojnë. Ndoshta ku pëson humbje koha është e pamjaftueshme por e jemi mobilizuar, duke marrë mësime nga ndeshja e Kupës.

Mungesat Toli dhe Ngo: Kam thënë që janë shumë të rëndësohem, por nuk varemi nga individë të veçantë. Këtë na e vërtetoi ndeshja me Teutën që kishim 5 mungesa nga Covidi, skuadra sot arriti të mos i ndjente dëmtimet, dhe lojtarët nga stoli ndryshuan lojë. Të gjithë ndjehen të barabartë dhe njësoj si të tjerët.

Mesfusha: Dominuam në mesfushë dhe për këtë arsye ndryshuam mënyrën e lojës, lamë Totren të lëvizte në mënyrë të lirë. U rikthyem duke parë miqësoren në Pogradec ndaj Dinamos pasi kemi luajtur pak. Mënyra e rreshtimit ishte e duhura. Futëm në punë Limajn dhe Totren.

Tirana pa Ngonë: Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje. Përgatitemi me 2-3 mënyra loje. Ngo është lojtarët shumë i rëndësishëm, Covidi e frenoi pak dhe në qoftë se nuk jep 100%. Ne ndryshojmë në varësi të kundërshtarit.

Kualifikimi në Kupë: Kemi pasur periudhë të ngjeshur. Bëmë rotacion. Pas kësaj periudhe lojtarët do të vijnë nga pushimet. Mendojmë për të kualifikuar. Dhe mendoj të fus në lojë lojtarët më në formë të momentit për tu kualifikuar.

Arsyeja e dominimit: Mos prisni spektakël nga unë në respekt të kundërshtarit, mendoj që çelësi i suksesit është puna. Kemi ndryshuar modulet në varësi të rezultateve, në qoftë se duam të fitojmë duhet të shtojmë forcat në sulm.

Arsyeje e numrit të lartë të kartonëve: Vjen nga natyra që ka skuadra, janë impulset e lojtarëve si Hoxhallari, Najdovski. Ne kemi luajtur futboll dhe janë emocione të lojës.

Shijimi i derbit: Fitorja me Partizanin na shijoi më shumë për shkak të traditës, për arsye personale dhe për arsye të tifozëve. Unë mendoj që janë dy lojtarët e ndeshjes, Seferi dhe Xhixha. Ky i fundit shënoi dy gola’’, u shpreh Shehi.

Related posts

EKSKLUZIVE/ YMERI: Ju tregoj si mbijeton Kastrioti. Nuk e dua golin pa pikë (VIDEO+FOTO)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Ramsey pranon ofertën e Juventusit. Ja kur do të transferohet…

Delo.autor

E ARDHMJA E LAUTAROS/ Sulmuesi gëzon tifozët e Interit: E vërteta për rinovimin

F.autor

Leave a Comment