Tirana pësoi humbjen e parë këtë sezon duke u mundur pastër 2-0 nga Dinamo në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh:
EUFORIA: ”Na ka dëmtuar euforia, luajtëm vetëm 45 minuta futboll, ishim akoma në Shkodër në pjesën e parë. Megjithatë kishim shumë pak kohë, tentuam në pjesën e dytë me të gjitha forcat, por nuk ja arritëm, por shohim në ndeshjen e kthimit”.
GABIMET: ”Kjo është pjesë e euforisë, kur nuk je 100% nuk ke çfarë jep. Megjithatë kemi luajtur vetëm 45 minutat e para”.
HUMBJA E PARË: ”Nuk ka nevojë të na uli futbolli me këmbë në tokë, sepse janë ulur skuadra më të mëdha. E kam fjalën te interpretimi, se si gabuam. Ka ndeshje të tjera, duhet të jemi ekipi i pjesës së dytë jo ai i pjesës së parë”.
QETËSIA: ”Nuk është se nuk jemi të qetë, por mos të ishim të qetë nuk do dilnim para portës. Pastaj është çështje interpretimi dhe fati, por mendoj se ishte kjo e dyta. Kjo ishte një mësim për ne, për mua i pari që të kthejmë atë vlerësimin. Pas kampionati shqiptar nuk ka shumë diferenca dhe nëse nuk e bën vlerësimin ka pasoja”.
LODHJA: ”Këta tre lojtarë kam në sulm. U munduam të bëjmë pak rotacion, lojtarët e tjerë janë në fushë, kishe pak zhbalancim. Meqë Ngo nuk është në fundjavë mendova ta fus, ndërsa lash pushim dhe Totren. Bëmë rotacion pa dalë nga ekuilibrat e skuadrës. Unë mendoj që janë lojtarë që e përligjin besimin, Përgjoni luajti shumë mirë besimin. Hoti vjen nga një kampionat tjetër dhe kur e kemi aktivizuar ka bërë mirë, nuk është se gaboi vetëm 1 lojtar por i gjithë ekipi. I kënaqur nuk jam, pasi humbja zor se pranohet. Na u bë mësim, më mirë që ndodhi tani dhe jo më vonë”, u shpreh Shehi.