Futboll Seria A Sport

“E KEMI MENDUAR, POR…”/ Fondi miliarder saudit ishte me të vërtetë një hap larg Interit

Fondi saudit ishte gati te hynte ne Serie A dhe te blinte nje klub futbolli…

Konfirmimi se ato nuk ishin thjesht thashetheme apo aludime erdhi nga një burim zyrtar që nuk mund të ketë frikë nga mohimet: Amanda Staveley, bashkëpronarja e re e Newcastle, kompania angleze e marrë nga fondi PCP Capital Partners, krahu i djathtë i Fondit Pif.

E njëjta pronësi saudite që dukej se ishte shumë pranë blerjeve të tjera të bujshme, si Interi që me Suning po përjeton një periudhë shumë të vështirë nga pikëpamja financiare…

Në mes të tetorit, Piero Ausilio mohoi kategorikisht lajmin për ardhjen konkrete të një fondi të huaj për tërheqjen e kompanisë dhe zëvendësimin e familjes Zhang: “Nuk e di kush është dhe si asgje…”. Gënjeshtra të vogla këmbëshkurtër sepse sot pas disa javësh vjen konfirmimi i kundërt: kontaktet ishin reale.

Kjo shihet nga intervista e gjatë që Amanda Staveley dha për “Belfast Telegraph” në të cilën foli në 360 gradë për investimin e Capital Partners në ligën angleze me blerjen e Newcastle dhe interesin nga ana e investitorëve në botën e futbollit, me vlerësimin e realiteteve të tjera kryesore evropiane.

“Ne folëm me Interin, por problemi ishte se struktura e kampionatit italian, një katastrofë. Ne shikuam shkurtimisht edhe Bordeaux. Tani, megjithatë, ne nuk jemi më të interesuar për Interin!”

Pak fjalë por të qarta: Fondi Saudi Pif i ishte afruar vërtet ngjyrave zikalter, më pas hapi mbrapa. “Faji” nuk do të ishte i Suning dhe as situata e vështirë e kompanisë në këtë periudhë, me pasqyrat financiare thellë në të kuqe dhe kërkimin e vazhdueshëm të fondeve dhe ndihmave për t’u larguar nga skaji i humnerës.

Vendimi për të mos mbyllur marrëveshjen do të kishte qenë marrëdhënia negative rreth Serisë A, e konsideruar si pak tërheqëse edhe për princat milionerë sauditë. Një shuplakë për produktin e futbollit.

Prandaj, Amanda Staveley konfirmoi se përpara se të blinte Newcastle, kishte një interes të vërtetë nga Fondi i Investimeve Publike Saudite për të blerë klube të tjera evropiane. Më pas, megjithatë, zgjedhja u përball në mënyrë racionale, duke parë të dhënat, qarkullimin, sponsorët dhe të ardhurat. Premier League ishte e pakrahasueshme në këtë drejtim:

“Kam respekt të thellë për Premier League, ku kam shumë miq menaxherë edhe në klube të tjera. Mendoj se kemi ligën më të madhe në botë dhe besoj në fuqinë globale të kësaj ligë”.

Related posts

“BOTË E “ÇMENDUR”, DUA TË ZGJOHEM”! Letra: Makthi do të mbarojë, le të brohorasim sërish në stadium

Delo.autor

MPOSHTET SERBI KAMPION BOTE/ Surpriza Khachanov, mposht Djokovic në finalen e Parisit (VIDEO)

Isa.Autor

Ja cili do të jetë gjyqtari i parë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

Leave a Comment