Futboll Kategoria Superiore Sport

PËSOI DËMTIM HORROR NË NDESHJEN NDAJ TEUTËS/ Çela: Do të kthehem më i fortë

Futbollisti i Kastriotit, Joan Çela, u dëmtua në ndeshjen kundër Teutës në Shkodër dhe pas ekzaminimeve mjekësore rezulton se lojtari ka këputur ligamentin e këmbës së djathtë. Atij do t’i duhet ndërhyrje kirurgjikale për t’u kthyer në normalitet dhe pas saj do të duhet të qëndrojë të paktën 6 muaj larg fushës së blertë.

Ende nuk ka një datë se kur do të bëhet kjo ndërhyrje, ndërsa pas marrjes së përgjigjes zyrtare pas rezonancës, ka qenë vetë lojtari që ka reaguar në rrjetet e tij sociale. “Mosha ime e re s’më lejon t’i humb shpresat, sepse kohën e kam përpara dhe momenti im do të vijë. Por, më zhgënjen fakti që ndoshta për herë të parë që iu përkushtova këtij sporti 120 për qind, më hodhi poshtë. Gjithsesi, ju premtoj që do të rikthehem më i fortë se kurrë. Forca Kastrioti”, shkruan lojtari në profilin e tij në “Instagram”.

Çela gjatë këtij sezoni po kalonte një moment të mirë duke zënë një vend në formacionin titullar të Kastriotit. Deri përpara dëmtimit, Çela pati zhvilluar 6 ndeshje si titullar dhe një si zëvendësues duke grumbulluar në total 556 minuta. Dëmtimi i tij penalizon edhe skuadrën e cila tashmë duhet të bëjë pa një lojtar mjaft të shpejtë në krah. SKUADRA – Pas një dite pushimi, ekipi ka zbritur në fushën e blertë ku pas një analize mbi ndeshjen e së dielës, kanë nisur edhe seancat stërvitore. Atmosfera në skuadër nuk ka qenë edhe aq e mirë, ndërsa stafi teknik është munduar që t’u shpjegojë lojtarëve se nuk është koha për të zhvilluar lojëra të mira, por për të marrë pikë.

Related posts

PENALLTIA QË MORI EMRIN E TIJ/ Paneka: Ajo gjuajte më “burgosi”, ja si bëhet…(VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Rezulton pozitiv me COVID-19 edhe në testin e dytë mesfushori i Juventus…

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel karikon skuadrën: Ferrari mund të bëjë më shumë se kaq

Sadik.Autor

Leave a Comment