Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-futbollistit të Freiburg: Kam luajtur i dopuar, me detyronin të merrja tableta

Ish-futbollisti Garra Dembele, është kthyer sot në personazhin e ditës pas intervistës së bujshme që ka dhënë për “L’Equipe”. Në një dokumentar të publikuar nga gazeta prestigjioze franceze, ai ka pranuar se ka qenë i dopuar për pjesën më të madhe të karrierës, duke luajtur edhe në klube me emër si Frajburgu në Gjermani.

“Në Bullgari, kur përfundonim ndeshjet e Ligës së Europës, ne pinim çaj me barishte. Menjëherë pas ndeshjes, merrja produkte që nuk e di me saktësi se çfarë ishin”, tregoi lojtari i cili ka veshur fanellën e Lokomotiv Plovdiv dhe Levski Sofje atje.

“Në Gjermani, kur isha te Frajburgu, kisha në trupin tim substanca të cilat ndaloheshin në atë vend. Isha i dopuar dhe kisha hormone në trupin tim. Kisha një kuti me numrin tim që në ditën e 11 pasi mbërrita atje, më duhej të merrja rreth 10 tableta pas stërvitjes.

Nuk e di se çfarë ishin. Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse t’i pija, pasi përndryshe do të gjobitesha. Pas ndeshjeve në fundjavë, kur kishim kontroll antidoping, isha i frikësuar. Urinoja, por me sa duket nuk kishte asnjëherë diçka që shfaqej në teste”, tregoi ish-sulmuesi.

Related posts

PO SHKËLQEN ME SALZBURG/ Talenti Haaland merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

JUVENTUS NË “RENIE TË LIRË”/ -18 pikë në një javë, ja kush e shpëton

Delo.autor

“THUMBON” ASHPËR TRAJNERIN ALLEGRI/ Bergomi: Tani do të jetë i detyruar të bëjë trajnerin…

Delo.autor

Leave a Comment