Champions League Futboll Sport

FITORJA NDAJ JUVENTUS/ Tuchel “tallet”: Ishte një natë e bukur për akademinë tonë

Masimiliano Alegri mund të mbahet dhe pa dyshim që është një strateg i madh, por ndoshta edhe kolegu i tij gjerman jo më kot në vetëm 5 muaj punë sezonin e kaluar, arriti që të dërgonte Çelsin nga një kolaps total në kampionat te fitorja e Ligës së Kampioneve.

Dhe për të bërë edhe më gjigante paraqitjen përballë Juventusit, trajneri i bluve të Londrës duartroket lojtarët e tij, duke shtuar edhe dozën e vetëkënaqësisë, duke qenë se tre goleadorët e parë kanë dalë nga akademia e Çelsit.

“Ishte një mbrëmje perfekte, një paraqitje dhe një rezultat shumë i bukur nga ana jonë. Kundër Juventusit ideja ishte që të merrnim fushën, të ndërtonim lojën dhe të ishim cinikë në rastet që do të na paraqiteshin. Mendoj se e bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje duke qenë fantastikë edhe në mbrojtje, prandaj e merituam totalisht fitoren dhe vendin e parë në grup.

Gjithsesi, kohët e fundit kemi marrë ndoshta disa herë me të drejtë edhe ndonjë kritikë, ndaj që të gjithë tani e në vazhdim të mbajmë këmbët fort në tokë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat. Ah se harrova, sot (dje) ishte një natë e madhe edhe për akademinë tonë. Xhejms, Shalobah dhe Odoi kanë dalë nga aty dhe kjo tregon se talentin e kemi të shpërndarë në çdo molekulë të klubit dhe kjo më bën të lumtur, duke parë se do të jetë një sezon i gjatë edhe sivjet”, u shpreh Tuhel.

Related posts

Ronaldinho ‘shënon golin e jetës’ (FOTO)

Q.Autor

Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

Q.Autor

“KA INVESTUAR NË SPORT MË SHUMË SE…”/ De Biasi: Të dielën do të vij në Shqipëri për të votuar Ramën

Delo.autor

Leave a Comment