Futboll Sport

RRUGA DREJT BOTËRORIT KALON PËRMES ITALISË/ Trajneri i Portugalisë: Ka anën e vet pozitive

Portugalia do të jetë një rival i mundshëm i Italisë në rrugën drejt Botërorit 2022, pasi skuadrat mund të ndeshen në finalen e minigrupit nëse kalojnë përkatësisht Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por trajneri Fernando Santos sheh edhe anën pozitive në këtë short të vështirë.

“Pas shortit dëgjova Roberto Mançinin që tha “nëse fitojmë me Maqedoninë do të luajmë me Portugalinë ose Turqinë”. Ndaj së pari duhet të mundim Turqinë, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Pas kësaj, të mendojmë për fitoren në fund.

Ndeshje në shtëpi? Shorti është short. Ndaj nuk duhet të mendojmë për fatin tonë. Ka anë pozitive në këtë short, si të luajmë në shtëpi ndeshjen e parë dhe pastaj në finale të jemi përsëri në shtëpinë tonë. Por për të arritur në finale, duhet të fitojmë të parën. Është e rëndësishme të luajmë në shtëpinë tonë pasi evitojmë udhëtimet e jo vetëm sepse na lejon të luajmë para tifozëve tanë. Në atë fazë të sezonit, udhëtimi është gjithashtu një faktor i rëndësishëm”, tha Fernado Santos.

Related posts

De Biasi: Argjentina fiton Kupën e Botës vetëm nëse…

Sadik.Autor

Kush mund ta mposhtë? Ja super-formacioni i Juventusit me blerjet e bujshme

Isa.Autor

FORMULA 1/ Koronavirusi fut në krizë makinën legjendare, shet kuotat për të siguruar mbijetesën

Delo.autor

Leave a Comment