Luhet në “Santiago Bernabeu”, akti i dytë i finales së Kupa Libertadores, mes River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit, me takimin e parë të përfunduar në shifrat 2-2.
Pas një telenovele të gjatë me këtë finale të kthimit, se ku do të luhej, dhe në cilën datë, tashmë pritjes i ka ardhur fundi, dhe spektakli në fushën e lojës pritet të vendosë se kush do të jetë triumfuesi i madh, që do të dalë nga derbi i Buenos Airesit.
LIVE | River Plejt-Boka Xhuniors 1-1
GOL: Prato 68′ / Benedeto 44′
90’ Mbyllet në barazim 1-1 koha e rregullt. Duke qenë se në federatën e CONMEBOL-it nuk ekziston rregulli i golit në fushën kundërshtare, tashmë me rezultat të përgjithshëm 3-3, ndeshja shkon drejt 30 minutave shtesë.
68’ Shënon River Plejt. Prato barazon shifrat pas një aksioni fantastik në zonën e Bokës, që i trullosi mbrojtësit.
44’ Shënon Boka Xhuniors, pas një kundërsulmi vrastar, dhe Benedeto nuk fal i vetëm me portierin kundërshtar.