Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Laçi: Në “Wembly” shkojmë për rezultat pozitiv

Në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Anglisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencë për shtyp është shfaqur mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi i cili ka analizuar këtë takim:

“Ndihem mirë, e kalova shumë shpejt dëmtimin. Nga të gjitha anët taktike do të punojmë, kemi një kundërshtar që në të gjitha fazat e lojës është shumë mirë. Do të punojmë shumë për këto ditë që kemi për të marrë maksimumin dhe për të marrë një rezultat pozitiv.

Luajmë ndaj Anglisë, do të jetë një ndeshje e fortë, por dhe ne do të përgatitemi shumë mirë për të marrë rezultat në Uembli. Do të jetë hera e parë që do të luaj, do të kemi emocione sepse kur luajmë me Kombëtaren ne kemi emocion.

Unë ndihem mirë aty ku ndihet dhe trajner, sepse ai e jep formacionin. Konkurrenca në ekip në këtë nivel dhe Kombëtare që jemi, është ngritur dhe kjo është gjë e mirë për ne. Po përgatitemi për një sfidë të vështirë, po përgatitemi si fizikisht dhe mendërisht.”

Related posts

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË LA LIGA/ Ja stadiumet ku Messi dështoi të shënojë…

Isa.Autor

Daniele Orsato, elektricisti bujar që ka përfunduar në “terr”. Në rrënjët e arbitrit italian

Sadik.Autor

FESTOI GOLIN NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ/ Suarez sqaron: Më kuptoni, nuk kam…

Delo.autor

Leave a Comment