Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E NËNTË/ Ndryshon axhenda e Superiores, Kukësi-Tirana sërish me destinacion të ri

Java e nëntë e Superiores po pritet me mjaft interes pasi skuadrat kthehen nga pushimet dy javore dhe koha e përgatitjes ka qenë më e madhe.

Sytë do të jenë nga sfida Kukësi-Tirana e cila është dhe supersfida e javës së nëntë. Ndeshja ishte planifikuar për tu luajtur në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ të Shkodrës, por axhenda ka ndryshuar sërish dhe skuadrat do të përballen ditën e hënë në stadiumin ‘’Air Albania’’. Kjo pritet të sjellë dhe më shumë interes nga ana e tifozëve të dyja ekipeve që jetojnë në kryeqytet.

Përballje interesante do të jetë dhe ajo mes Partizanit dhe Laçit, ku skuadra e Dajës do të kërkojë vazhdimësinë përballë një Laçi që ka ndërruar fytyrën me Mirel Josën në stol.

Teuta do të ndeshjet në shtëpi këtë javë ku do të presë Skënderbeun, ndërsa në shtëpi do të ndeshen dhe Vllaznia me Dinamon që do të luajnë respektivisht kundër Katriotit dhe Egnatias.

“Abissnet Superiore”

Java 9    (20-22 nëntor)

Të shtunën

Vllaznia-Kastrioti 16:45

Partizani-Laçi 19:45

(në “Elbasan Arena”)

Të dielën

Teuta-Skënderbeu 13:45

(në Kamzë)

Të hënën

Dinamo-Egnatia 16:45

(në “Elbasan Arena”)

Kukësi-Tirana 19:45

(në “Air Albania”)

Related posts

BARCELONA KËRKON TA “HEQË QAFE”/ I ofron Juves mesfushorin me kosto zero

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan “sakrifikon” Franck Kessie për yllin e Serie A…

Delo.autor

NAPOLI NUK DORËZOHET/ Sulmuesi Milik reagon ndaj “Zikaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment