Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “KATAR 2022″/ Shaqiri paralajmëron “Axurrët”: S’do të jetë si në qershor…

Qershorin e kaluar, Italia e Roberto Mancini-t ka qenë shumë e fortë për Zvicrën, që më pas ka arritur çerekfinalet në Euro 2020.

Pothuasje  gjashtë muaj nga ndeshja e fazës me grupe në Europian, dy skuad rat do të përballen në kualifikueset për Katar 2022.

Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes kundër Axurrëve:

“Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Europianit. Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit”, ka thënë Shaqiri.

“Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Abramovich do të ketë një problem të madh kur të shkarkojë Conte-n

Sadik.Autor

Urim special për boksierin e njohur, edhe Noizy bashkohet me festën e ringut

Isa.Autor

SUPER TIRANA/ Blazhevski dhe Hasani debutojnë me gol, lojtarët “zbardhojnë” Ze Marian

Isa.Autor

Leave a Comment