Futboll Sport

MITROVIC PËRMBYS PORTUGALINË/ Ronaldo nuk u beson syve, gati në lot. Serbia në Katar (VIDEO)

E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka shkuar sonte në Portugali dhe ka marrë një fitore në minutat e fundit që vlen aksesin në Kupën e Botës në Katar 2022…

Një sukses që ka ardhur me përmbysje, pasi rezultati u zhbllokua që në fillim me anë të Sanches pas 2 minutash lojë.

Por, me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahovic gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadic ai që shënoi.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt arriti që të dërgonte topin në rrjetë me Mitrovic, senatori i përjetshëm i Serbisë, me kokë, duke mposhtur Rui Patricio.

Cristiano Ronaldo gati në lot, Serbia feston dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës si e para e grupit.

Tani,Portugalia do të duhet të kalojë përmes playoff. Ndeshje për t’u harruar për Ronaldon…

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja miqësore Tirana-Egnatia në “Selman Stermasi”. Rezultati 2-2

Delo.autor

ELIMINIMI I HOLANDËS NGA “EURO 2020″/ Depay: Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të rikthehemi më të…

Delo.autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Sfidë me shumë frikë, luhet edhe një “copëz” titulli në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment