Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare dhe rritje page, Pioli rinovon kontratën me Milanin

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë sapo ka mbërritur. Stefano Pioli ka firmosur sërish një kontratë të re me Milanin deri në vitin 2023.

Tekniku italian ka “hedhur të zezën në të bardhë” me një kontratë 2-vjeçare me një opsion për të tretin dhe nga ku do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon, ku me bonueset e përfshira mund të mbërrijë deri në 4 milionë.

Kanë kaluar më pak se dy vite nga turpi i pesë golave ​​të pësuar në Bergamo ndaj Atalantës që dukej se e shoqëruan trajnerin kuqezi drejt largimit pas disa javësh te Milani, ashtu si hija e Ragnik i cili e shoqëroi gjatë gjithë gjysmës së dytë të sezonit të vitit 2019.

Një rritje në lojë, në përgjegjësi dhe në rezultate që e bindi Milanin të shpërblejë Piolin duke rinovuar kontratën e tij që skadonte në qershor 2022, pothuajse duke dyfishuar pagën e tij dhe duke lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së partneritetit deri në vitin 2024.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Tiranës merr drejtimin e skuadrës në Kategorinë e Parë

Delo.autor

“NË KËTË LLOJ KAMPIONATI…”/ Trajneri Lucescu parashikon surpriza në Europian, paralajmëron Italinë

Delo.autor

INTER DHE FINALJA NDAJ CITY-T/ Zhang fton në Stamboll “heronjtë” e tripletës, Morattin dhe Pellegrinin

F.autor

Leave a Comment