Boks Sport Të tjera

“SHIHEMI NË TIRANË ME SUPER PËRBALLJE”/ Marku s’e diskuton francezin: Nuk ishte ndeshja që doja

Boksieri shqiptar Florian Marku ka koleksionuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 28-vjeçari ka mposhtur me pikë pas tetë raundesh francezin Jorik Luiseto në SSE Arena të Londrës në një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga tifozët shqiptarë.

Për Markun kjo ishte fitorja e 10 në boksin profesionist, ndërsa ka edhe një barazim. Në këtë përballje Marku ishte i ngarkuar edhe emocionalisht, pasi nga çasti në çast pret të bëhet baba. Pas fitores për mediat ai ka deklaruar: “Doja të fitoja me nokaut, por nuk ndodhi. Natyrisht që nuk është kundërshtari që doja për nga niveli, por vitin e ardhshëm më presin ndeshje të mëdha. Kam katër vite që nuk luftoj në Shqipëri dhe fansat e mi e presin një ndeshje atje. Edhe sonte krijuan një atmosferë të mrekullueshme.”

Aktualisht Marku mban titullin IBF në kategorine ‘Welterëeight’, ndërsa prej kohësh po kërkon kundërshtarë që janë mbajtës titujsh kampionë bote.

Related posts

SUPERSFIDA/ Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Cungu bën ndryshim në sulm

Isa.Autor

“UNË PO ECI LIRSHËM NËPËR RRUGË”/ Cannavaro i jep shpresë Evropës: Kina po i kthehet normalitetit (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT ME PASHK LASKËN/ Nuk udhëtoi në Rumani. Emocionet e forta të presidentit të Laçit në minutat e fundit

Delo.autor

Leave a Comment