Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRIA NË NATIONS LEAGUE/ Prapaskenat me Rejën, zbehen shanset për rinovim. Ja shansi i fundit

Kombëtarja shqip tare ka mbyllur këtë fushatë kualifikuese në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Polonisë ku grumbulloi 18 pikë në total, si asnjëherë më parë, gjithashtu u pa edhe një rinovim i një pjese të skuadrës me emra të rinj, por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar që presidenti i federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, të bindet plotësisht për t’i ofruar mundësinë e drejtimit të skuadrës trajnerit italian Edi Reja për edicionin tjetër, atë të Europianit 2024.

Gjatë këtyre ditëve, burime të gazetës “Panorama Sport” pranë FSHF-së, bëjnë me dije që gjasat janë që ai të mos vazhdojë më në krye të pankinës së Shqipërisë. Megjithatë, ky edicion sapo është mbyllur dhe kreu i federatës i ka lënë pak kohë vetes për të marrë një vendim, por me shumë mundësi ky bashkëpunim nuk do të vazhdojë më dhe rinovimi është shumë larg.

Po të dëgjojmë edhe një herë fjalët e Rejës në konferencën e fundit për shtyp, trajneri i kujtoi presidentit të FSHF-së publikisht se kontratën e ka deri vitin tjetër. Por, nga ana tjetër italiani tha se tavolina është e shtruar dhe do të ulemi të flasim për të vendosur për të ardhmen. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por burimet e gazetës mësojnë se mundësia për një rinovim është shumë e vogël.

LIGA E KOMBEVE

Shqipëria ka përpara kompeticionin e “Nations League”, ku në 16 dhjetor do të mësojë kundërshtarët e grupit, ndërsa në qershorin e 2022-shit do të luajë ndeshjet e para. Kjo mund të jetë edhe prova e fundit e Rejës për të mbyllur ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe për t’i lënë vendin një trajneri të ri, i cili do të përgatisë Kombëtaren shqiptare për në eliminatoret e “Euro 2024”. Aktualisht, Edi Reja është 76 vjeç dhe ka statusin e trajnerit më të vjetër që drejton një ekip kombëtar.

Related posts

Marquez: Kam “mësuar” nga Rossi. Replika: Nxjerr 5 pilotë nga pista çdo garë

Sadik.Autor

Sindrit Guri hedh të zezën mbi të bardhë, zyrtarisht ”belg”

Sadik.Autor

FINALJA E KUPËS SË BOTËS PËR KLUBE/ ​Mësohet arsyeja përse Ramos u fishkëllye nga tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment