Futboll Sport

SIGUROI NJË VEND NË BOTËRORIN 2022/ Dalic shpërthen në lot: Një nga momentet më të lumtura të jetës time

Kroacisë i mjaftoi sot një autogol për të mundur Rusinë e për të siguruar një vend në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë ka meritë padyshim edhe trajneri Zlatko Daliç. Pasi përjetoi një eksod të mirëfilltë nga përfaqësuesja pas Botërorit e sidomos Europianit të fundit, Daliç u desh të rindërtonte skuadrën me emra të rinj dhe pavarësisht një starti të dobët të kualifikueseve, ia doli të nxirrte ekipin në pah në momentin e duhur.

Ndaj në momentin e vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, kur në fushë dhe në tribuna po fillonte festa për kualifikimin e kroatëve, Daliç nuk i mbajti dot lotët në pankinë. Ai u filmua nga kamerat teksa qante me dënesë e më pas përqafohej me pjesëtarët e stafit të tij teknik.

“Kam qarë për të gjithë këto njerëz, për njerëzit tanë. Unë zakonisht nuk qaj shumë, por ky ishte një nga momentet më të lumtura të karrierës time:, tha Daliç pas ndeshjes, pasi mori edhe duartrokitjet mëse të merituara të tifozëve të pranishëm në stadiumin e Splitit ku u luajt sfida.

Me kualifikimin e sotëm, ai bëhet trajneri rekordmen i historisë së futbollit kroat, pasi do të drejtojë në turneun e tretë madhor, duke parakaluar Çiro Blazheviç dhe Slaven Biliç të cilët janë ndalur në 2 aktivitete të tilla.

Related posts

E PAPRITUR TEK SKUADRA E UZUNIT/ Granada merr vendimin drastik për trajnerin spanjoll

F.autor

Qabala ofertë Skënderbeut për James, korçarët presin CAS-in

Sadik.Autor

Espanyol “kockë” e fortë, Barcelona merr humbjen e hidhur

Q.Autor

Leave a Comment