Gossip Sport

SKANDALI I TRADHTISË/ Icardi justifikohet: Vetëm e putha, kisha temperaturë

Marrëdhënia e sulmuesit të PSG, Mauro Icardi dhe modeles Wanda Nara vazhdon të jetë në krizë.

Pas skandalit të tradhtisë, mësohet se futbollisti është detyruar t’i tregojë bashkëshortes së tij detaje nga nata pasionante që kaloi me aktoren argjentinase, China Suarez në një hotel luksoz në Paris.

Sipas Mauro Icardi, ata vetëm janë puthur dhe për shkak se kishte temperaturë të lartë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, pasi dyshonte se mund të ishte me COVID.

Icardi është shprehur se ai dhe China vetëm janë puthur, sepse ai kishte temperaturë”, tha shoqja e Wanda Narës, Yanina Latorre për  ‘Los Angeles de la Mañana’. “Ky është version i tij. Por gjithsesi, nëse dikush ka COVID, një puthje mjafton për të transmetuar sëmundjen. Ai shkoi atje vetëm për të mos lënë vetëm China, gjithçka ndodhi për shkak se Icardi është një idiot”.

Related posts

RONALDO MË SHUMË SE SPORTIST/ Ndal autobusin për të përqafuar tifozin e sëmurë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë kërkojnë serbët nga FIFA për Xhakën e Shaqirin

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ CELTA VIGOS/ Messi rikthehet në Argjentinë për Krishtëlindjet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment