Futboll Seria A Sport

“CASSANO THA SE PAS 20 VITESH NUK DO MBAHENI MEND”/ Përgjigjia e legjendës Totti ndaj gazetarit do ju lërë pa fjalë

Francesco Totti i përgjigjet Antonio Cassanos, i cili nga ekranet e Bobo Tv (kanali i Christian Vierit që transmetohet në Tëitch) ka ndezur polemika duke thënë fjalinë: “Ai nuk është i përjetshëm si Messi apo Maradona, pas 20 vitesh do të harrohet”.

“Francesco, Cassano tha që nuk je i përjetshëm si Messi dhe Maradona dhe pas njëzet vjetësh do të harrohesh; çfarë mendoni për këtë gjë që tha Cassano?” Eshtë pyetja drejtuar Tottit nga Filippo Roma i Le Iene, i cili do të transmetojë intervistën sonte, e martë 9 nëntor, në Italia 1…

Sot, në fushat e Euros ku luan futboll tetëshe, Totti është përgjigjur për historinë: “Ashtu është, ka kohë që jam harruar”, thotë Totti me ironi. “Të kanë mbrojtur edhe Zemani edhe Mourinho”, i thotë Filippo Roma, por ish-kapiteni i Romës i përgjigjet: “Nuk ishte nevoja!”

“Një përshëndetje për shokun tuaj Cassano, apo ish-mikun Cassano?” korrespondenti i Mediaset. “Jo! Antonio është shok, jo ish!!!”, ia kthen Totti.

Related posts

Andrea Pirlo: Messi mund ta arrijë Maradonën vetëm nëse fiton…

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Talenti i Milan driblon 5 mbrojtës dhe shënon si “Jashtëtokësor” (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET FRIKSHËM SI DIKUR/ Fantastik Rashica, talenti shqiptar i shënon edhe Dortmundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment