Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU ARSYETON KTHESËN/ Rexhepi: Memelli bën edhe punën e… psikologut

Skënderbeu ka fituar besim te vetja pas fitores me Kukësin duke u rritur psikologjikisht pas ngërçit të rezultateve. Mungesa e fitores dhe humbjet e njëpasnjëshme, për më tepër dhe vendi i fundit në klasifikim, kishin krijuar një situatë aspak të këndshme në ambientin bardhekuq.

I këtij mendimi është edhe një nga më të mirët e Skënderbeut në këtë sezon, Bekim Rexhepi, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, tregon se ngarkesa psikologjike ishte mjaft e madhe.

“Kemi kaluar një moment të errët që çdo ekip mund t’i ndodhë, por e keqja për ne ishte se na ndodhi në fillim të sezonit. Mungesa e fitores u kthye në një handikap të madh për ne, saqë e kishim të pamundur të hynim në një ndeshje dhe të mos mendonim për rezultatin e munguar. Na dukej gjithçka e vështirë, pasi luanim mirë por nuk po merrnim rezultatin e kërkuar. Memelli na ka mbështetur pa fund, duke bërë edhe rolin e psikologut. Nuk na ka lënë kurrë përgjegjësi dhe presion mbi supe, dhe ndaj erdhi edhe ky reagim”, theksoi fillimisht Rexhepi.

VIJIMËSIA – Pas fitores me Kukësin situata duket mjaft e qetë në kampin korçar. “Fitorja me Kukësin për ne ishte një lehtësim i madh dhe një rezultat që e kishim merituar prej kohësh. Luanim ndaj një ekipi mjaft të madh dhe me objektiva madhorë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe gjithçka u finalizua me sukses. Tani jemi më të qetë dhe më të motivuar, por e rëndësishme është që të vijojmë me të njëjtin ritëm dhe të kemi vijimësi. Kemi një ndeshje të vështirë në transfertë dhe duhet me çdo kusht të bëjmë një hap të madh”, mbylli prononcimin e tij Bekim Rexhepi.

Related posts

THIRREN NË KOMBËTARE/ Ja 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

Delo.autor

MBLEDHJE URGJENTE TEK BARCELONA/ Vendoset e ardhmja e Neymarit dhe 2 lojtarëve të tjerë

Delo.autor

Vucaj: Nuk kemi ende të drejtë të festojmë, jemi akoma në zonën e rrezikut

Q.Autor

Leave a Comment