Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Mbrojtësi rinovon kontratën me Milan deri në vitin 2022

Me një “video” direkte në “Facebook”, Milan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës nga Alessio Romagnoli deri në vitin 2022.

Qendërmbrojtësi i kombëtares italiane, i lindur në vitin 1995, kishte përfunduar në radarin e disa prej klubeve kryesore të Europës, mes të cilave Juventus dhe Real Madrid dhe për ta larguar nga kthetrat e tyre, Milan e blindoi me një rritje të pagës.

34-vjeçari tha: “Shpresoj që ky të jetë një rinovim që do të më jap kënaqësi të mëdha për shumë vite në vijim.”

Romagnoli, i rritur te Akademia e Romës, spikati gjatë sezonit që luajti me Sampdoria. Milane  bleu në gusht 2015 për 23 milionë euro.

Në sezonin që sapo u mbyll ai shënoi tre gola në 42 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë në të gjitha veprimtaritë.

Related posts

Presidenti që zbriti në fushë i armatosur tashmë është bërë miliarder

Sadik.Autor

MILAN KËRKON DREJTOR TË RI/ “Del në skenë” emri i Igli Tares në listën e kandidatëve

F.autor

E ardhmja e Mërgim Mavrajt, gjithçka e qartë tek klubi i Hamburgut 

Isa.Autor

Leave a Comment