Futboll Premier League Sport

SULMON TRAJNERIN TUCHEL/ Legjenda Roche: Nuk duhej të kishte folur, është treguar…

Legjenda e PSG, Alain Roche, nuk është aspak i kënaqur me trajnerin e Chelsea-t, Thomas Tuchel, dhe kritikat e bëra nga ai kundrejt ish-klubit të tij.

I shkarkuar për Krishtlindje nga PSG, Tuchel nuk i ka kursyer thumbimet për drejtuesit e klubit.

“PSG dhe Chelsea janë dy ekipe të kundërta për sa i takon organizimit. Në Paris, unë kam punuar më shumë si ministër sporti se sa si trajner, duke menaxhuar edhe familjet dhe miqtë e yjeve. Te Chelsea, nga ana tjetër, mund të punoj me më shumë qetësi”, kane qenë fjalët e Tuchel.

“Mund t’i kishte shmangur këto komente”, ka qenë kundërpërgjigjja e  Roche në një intervistë të dhënë për Le Parisien.

“Parisi e mori dhe i dha një mundësi shumë të mirë, ai kishte lojtarë shumë të mirë në dispozicion dhe është paguar shumë mirë kur është larguar. Kështu që do të kishte qenë më mirë të mos kishte folur”.

Related posts

TRANSFERIMI I LUKMAN TEK INTERI/ Presidenti Marota për sulmuesin e Atalantës: Nuk e fsheh që…

F.autor

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ DANIMARKËS/ Southgate: Anglia e ka një mundësi të veçantë për t’i bërë të lumtur…

Delo.autor

KATAR 2022/ Tjetër befasi pas Argjentinës? Nis sfida e Arabisë Saudite kundër Polonisë

F.autor

Leave a Comment