Gossip Sport

TELENOVELA VAZHDON/ Transgjinorja plas “bombën” për Icardin, sulm i drejtpërdrejtë për argjentinasin (FOTO)

Telenovela “Ikardi-Uanda” është shumë larg fundit. Pas problemit që çifti pati me modelen Çina Suarez, një tjetër problem është shtuar për bomberin argjentinas.

Transgjinorja, Guendalina Rodrigez është futur në këtë histori nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’. Modelja kurrë nuk e ka fshehur admirimin për sulmuesin dhe ka nxjerrë një deklaratë shokuese.

Mauro Ikardi pranoi se ishte puthur me Çina Suarez në një hotel në Paris. Kjo u pranua dhe nga vetë sulmuesi, i cili tha se puthja ishte për arsye se ai ishte sëmurë. Rodrigez nga ana tjetër i ka ‘hedhur’ benzinë zjarrit duke nxjerrë fakte të reja mbi këtë skandal.

Ajo thotë se ka kaluar momente erotike me sulmuesin dhe madje posedon një video, por nuk e hedh për shkak të problemeve të sulmuesit në krevat me Uanda Narën dhe Çina Suarez.

Kjo deklaratë ka bërë xhiron e rrjetit por akoma nuk ka një reagim nga ana e çiftit Ikardi apo dhe Çina Suarezit.

Mauro Ikardi dhe Uanda Nara nuk po gjejnë paqe me njëri tjetrin. Telenovela vazhdon dhe po dalin fakte të reja ditë për ditë. Mesa duket sulmuesi ka akoma shumë për të treguar.

Related posts

“NUK KA ASNJË GJASË”/ Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”: Pas fitores ndaj PSG-së, Solskjaer e “vulosi”…

Delo.autor

PAS HEDHJES SË SHORTIT NË NATIONS LEAGUE/ Mancini: Do të jetë një sfidë e bukur ndaj Spanjës

Delo.autor

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment