Futboll Sport

“The Best”/ Pritje fantastike gjatë vitit, belgu shpallet portieri më i mirë (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në Londër, zhvillohet mbrëmja gala e FIFA-s për shpërndarjen e çmimeve “The Best”. Një mbrëmje e cila do të mbledhë bashkë shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite.

LIVE ÇMIMET “THE BEST”

PORTIERI MË I MIRË – Portieri i Belgjikës, si dhe tashmë i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, është shpallur portieri më i mirë i vitit, nga FIFA. Mes kandidaturave, ishin Tibo Kurtua, Hugo Loris, si dhe Kasper Shmajkel.

bandicam 2018-09-24 21-06-00-484

TRAJNERI MË I MIRË MASHKULL – Trajneri më i mirë për meshkujt, u shpall nga FIFA Didier Deshamp, pasi u shpall kampion bote me Francën, në Botërorin e Rusisë. Mes kandidaturave, ishin trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, trajneri i Realit të Madridit sezonin e kaluar, Zinedin Zidan, si dhe trajneri i Francës, kampion bote, Didier Deshamp.

bandicam 2018-09-24 21-00-14-188

ÇMIMI PUSKAS – Goli më i bukur i vitit, u zgjodh ai i Mohamed Salah, në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit. Mes kandidaturave ishin Garet Bejl në finalen e Champions, Denis Çerishev në Botërorin e Rusisë, Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit, Xhorxhan de Araskaeta në Uruguai, Lionel Mesi me Argjentinën në Botëror, Rajli Mekgri në kampionatin australian, Benxhamin Pavard, Rikardo Kuaresma me Portugalinë në Botëror, Mohamed Salah në kampionatin anglez.

bandicam 2018-09-24 20-55-38-491

Related posts

FIORENTINA-INTER/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Simeone

Delo.autor

Zyrtare, Carlo Ancelotti trajneri i ri i Napolit

Sadik.Autor

BARAZPESHË/ Barazon rezultatin Newcastle me golin e Clark (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment