Futboll Sport

TERRY “HARRON” QË ËSHTË ANGLEZ/ Fjalia e tij mbi Chiellini-Saka ndez rrjetet sociale

Kombëtarja e Roberto Mancinit ka humbur shansin për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës dhe do të duhet të përballet sërish me play-off-in, duke kujtuar fantazmat e se shkuares dhe sidomos perballjen ndaj Suedise qe i hoqi Boterorin ne Rusi (2018).

Kujtimi i triumfit në Kampionatin Evropian verën e kaluar është ende i gjallë dhe për këtë arsye Italia duhet të kapet pas kësaj për të rifituar besimin dhe madje edhe “keqësinë”.

Ndër imazhet e shumta ikonike të udhëtimit blu në Euro 2020, është, për shembull, edhe ajo që ka të bëjë me faullin e Chiellinit ndaj Saka në finale, me mbrojtësin që me një mbajtje nga fanella pengoi yllin e Arsenalit të rifillonte.

Një gjest sigurisht jo sportiv i mbrojtësit, i sanksionuar me një të verdhë të merituar, por në të njëjtën kohë vendimi me i rendesishem për të bllokuar një ofensivë të mundshme nga skuadra e Southgate në kundersulm.

Imazhi i Chiellini-t që kap gati në qafë sulmuesin anglez, është bërë viral dhe madje është bërë një tatuazh për disa fansa. Ka edhe nga ata që vazhdojnë ta lartësojnë, duke e konsideruar thuajse në nivel me një gjest teknik, apo një lojë vendimtare.

Është pikërisht një legjende si John Terry, i cili në prag të Chelsea-Juventus, iu rikthye atij episodi në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, duke e lartësuar atë:

“Të bësh atë lloj faulli ndaj Sakës, në finalen e kampionatit europian, nuk është e lehtë. Nëse mund të mendoni për këtë, është e qartë: ju jeni një legjendë!”

Prandaj, John Terry nuk e fshehu admirimin e tij për Chiellini, si dhe për binjakun e tij Bonucci.

Sipas tij, askush nuk mund të krahasohet me dy mbrojtesit qendrore dhe kombëtaren e gjeneratës së tij, që shpresojmë të ketë fjalë të një fer-play të madh në prag të supersfidës Champions Chelsea-Juventus (që për të do të përfundojë 2-0 për Blutë):

“Bonucci dhe Chiellini janë më të mirët e gjeneratës së tyre, dy lojtarë më të mirë. Unë i kam studiuar, ata janë dy legjenda. Kam studiuar gjithmonë lojtarët italianë, si Baresi, nga i cili filloi gjithçka, dhe Maldini, absolutisht legjende, njeriu që bënte gjithçka të dukej e lehtë!”.

Related posts

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Bylis, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

I KTHYER NGA ATALANTA PAS DEPRESOINIT/ Gasperini tregon gjendjen e Ilicic dhe jep lajmin e hidhur

Delo.autor

Leave a Comment