Futboll Sport

TIRANA ME MUNGESA/ Një tjetër futbollist i bashkohet Kombëtares

Klubi i Tiranës do të ketë disa mungesa për periudhën e ndalesës së përfaqësueseve. Trajneri Orges Shehi nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë titullarë gjatë këtyre ditëve, të grumbulluar nga kombëtaret përkatëse.

Fillimisht ishte Hoxhallari te Kombëtarja A, Ismajlgeci te U21 dhe Bekaj te Kosova. Sot, ka ardhur në minutat e fundit edhe ftesa për një tjetër element të bardhebluve, mesfushorin, Enur Totre. Ky i fundit është grumbulluar nga përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet kualifikuese të nëntorit.

Pas dëmtimeve të Erdal Rakip dhe Adis Jahoviç në fundjavën e fundit, trajneri Blagoja Milevski ka vendosur që të thërrasë dy emra të tjerë në radhët e përfaqësueses, duke telefonuar Babunskin e Botev dhe Totre nga Tirana, të dy lojtarët i janë bashkuar që sot grumbullimit me përfaqësuesen e vendit të tyre dhe do të jenë të gatshëm për sfidat kundër Armenisë dhe Islandës.

Related posts

ISH-KAMPIONI I BOTËS/ Emmanuel Petit i habitur: Ai nuk është aspak i përshtatshëm për Premier, kur ti ke…

Delo.autor

​ISH-MESFUSHORI I TOTTENHAM/ Nayim: Me Messin në skuadër, çdo ekip është…

Isa.Autor

PARA NDESHJES ME TEUTËN/ Kapiteni Marko Radas: Është ndeshja finale e sezonit dhe duhet…

Delo.autor

Leave a Comment