Futboll Futboll Premier League Sport

YLLI BELG TRONDIT CHELSEA/ Hazard: Në këtë rast, transferim diku tjetër është i mundur

Nuk ka javë, që thashethemet mbi të ardhmen e yllit belg të Chelsea, Eden Hazard, nuk dalin në dritë në një mënyrë apo në një tjetër. Ai vazhdon të lidhet regullisht me një transferim të mundshëm te Real Madridi, sidomos tashmë që nga “Santiago Bernabeu” është larguar një yll si Cristiano Ronaldo.

Në funksion të këtyre zërave kanë qenë edhe fjalët e fundit të futbollistit belg, në lidhje me klubin e bardhë, teksa dha një intervistë me “Canal +” të Francës. Edhe pse këtë herë nuk ishte aq i hapur si në rastet e tjera, lojtari i Chelsea ka lënë sërish një shteg hapur për Real Madridin.

“Në janar do të vazhdoj të kem edhe një vit kontratë me Chelsea. Por, në qoftë se nuk do të rinovoj, një transferim është i mundur, – tha Hazard, i cili, gjithashtu, nuk përjashtoi përfundimin e karrierës së tij në klubin e Londrës. – Verën e ardhshme është një mundësi për të lëvizur, por do të ishte gjithashtu e mundur që unë ta kaloj pjesën tjetër të karrierës te Chelsea”.

Ai hodhi poshtë në mënyrë praktike një largim të mundshëm në merkaton e janarit: “Nuk e shoh veten duke e lënë Chelsea në janar, nuk do ta bëja këtë për klubin dhe tifozët”. Hazard, gjithashtu, ekspozoi “flirtimet” që kishte me PSG-në: “Kam pasur kontakte me PSG, por nuk i jam përgjigjur këtij apeli. Gjithmonë kam thënë që, nëse kthehem në Ligue 1, do të shkoj te Lille”.

Related posts

BAYERN KA ZHDUKUR ÇDO EMOCION/ Në Bundesliga duan ndryshim radikal për t’i dhënë fund “tiranisë”

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ RROCA: Luftëtari bën kthesën me Partizanin. Të ardhmen e shikoj jashtë SHQIPËRISË

Isa.Autor

REKORDI/ Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që arrin këtë statistikë

Delo.autor

Leave a Comment