Futboll La Liga Sport

ZBULON SEKRETIN E MADH/ Presidenti i Barcelonës tregon bisedimet për Neymarin

Presidenti i Barcelonës,Josep Maria Bartomeu më në ka vendosur që të flasë publikisht për negociatat me PSG-në.

Drejtuesi i skuadrës spanjolle ka bërë të qartë se transferimi, nëse do të realizohej, do të ishte një “ekstra”, pasi klubi kishte ndërtuar skuadrën e duhur për ta vënë në dispozicion të trajnerit Valverde.

“Ishte një verë e qetë përtej rastit Nejmar. Kishim krijuar grupin, por PSG i hapi derën Nejmar dhe u mendua ky opsion si një “ekstra”. Ndaj nisi një negociatë që nuk përfundoi mirë. Kishim shpresë pasi ai kishte treguar dëshirën që të vinte.

“Kemi folur për shkëmbime lojtarësh por emrat i propozoi PSG, jo ne. Bëhej fjalë për dhënien e një futbollisti në huazim me të drejtën e blerjes së kartonit në vitin pasardhës. Nejmar bëri atë që duhej të bënte, t’i thoshte klubit dëshirën që kishte për t’u transferuar. Ai bëri të pamundurën por këtë vit do të luajë te PSG. Nuk është se ata nuk deshën t’ia shisnin Barcelonës, thjesht nuk dëshironin të shitnin lojtarët më të mirë. Di që pas tij ishin 3 skuadra, por Neymar i tha PSG që dëshironte vetëm Barcelonën.

Tani emri i tij është jashtë listës tonë për këtë sezon, në janar nuk është si opsion. Dembele? Ai është një futbollist i yni, ka dëshirën të triumfojë me ne por nuk e propozuam kurrë në shkëmbim, ishte PSG që na e kërkoi”, tha Bartomeu.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Tirana mposht mposht “Vlonjatët” në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar shënon në debutim me Olimpiakosin (VIDEO)

Sadik.Autor

U HODH NGA KATI I GJASHTË I PALLATIT/ Përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjas, ja detajet e fundit nga spitali…

Delo.autor

Leave a Comment