Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Ylli i Real Madrid dëmtohet përsëri me kombëtaren, ja sa pritet të mungojë… (EMRI)

Garet Bejl nuk po gjen qetësi nga dëmtimet. Uellsiani është larguar nga grumbullimi me kombëtaren dhe do të kthehet tek Reali për analiza të tjera.

Lajmin e bëri të ditur Federata, e cila thotë se sulmuesi ka një problem në pulpë dhe se nuk do të luajë me kombëtaren. Tani Real Madridit i duhet të bëjë pa Bejl për ndeshjet e ardhshme.  Priten konfirmime, por me shumë  gjasa sulmuesi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme me klubin e tij.

Që nga rikthimi këtë sezon tek spanjollët, Garet Bejl ka humbur 13 ndeshje, 9 në kampionat dhe 4 në Ligën e Kampioneve. 32 vjeçari ka vuajtur shpesh nga dëmtimet dhe kjo ka sjellë pasiguri për të ardhmen e tij tek skuadra e Realit.

Related posts

Pasi u largua nga Milani, Galliani konfirmon punën e re

Q.Autor

TRIUMFI NË “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Të fitosh ndaj Brazilit të lumturon dyfish, tani jemi në histori

Delo.autor

Mourinho shpjegon arsyen e zëvendësimit të Ibrahimovic ndaj Burnleyt

Q.Autor

Leave a Comment