Sport Të tjera

“AI ËSHTË FAVORIT KRYESORT”/ Nadal: Unë e Roger po kalojmë një moment delikat

Rafael Nadal pritet të rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë. Ai ka folur për mediat e vendit të tij për situatën e tij personale, duke përfshirë në këtë çështje edhe mikun e tij Roger Federer, gjithashtu i dëmtuar. Të dy këta tenistë kanë nga 20 grand slam të fituara, po aq sa edhe Novak Djokovic.

“Novak ndodhet në një pozitë më të mirë se ne, pasi mund ta mbyllë karrierën me më shumë titujt të fituar në turnetë e mëdhenj. Kjo është e vërteta dhe nuk fshihemi. Ndërsa unë dhe Roger po kalojmë një periudhë pak më të ndërlikuar, për shkak të dëmtimit dhe moshës”, tha Rafael Nadal.

“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë muajt në vijim, por Novak është numri 1 dhe ky është një realitet. Ai është favoriti kryesor në këto momente, ndërkohë që shoh mjaft të rinj që po na afrohen, si Medvedev, Zverev, Tsitsipas etj. Ata kanë bërë shumë progres muajt e fundit,”-tha Nadal.

Related posts

​NBA/ Golden State triumfon edhe pa Curryn, Houstonit nuk i mjaftojnë 54 pikët e Hardenit

Isa.Autor

BAYERN NUK I NDAHET CHIESA-S/ Por e dëshiron edhe gjysma e Anglisë. Në Mynih vjen mbrojtësi më i mirë i Serie A

F.autor

Nadal: I kam çuar një urim special Federer pas fitores në Australian Open

Q.Autor

Leave a Comment