Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA NJË REBUS/ Seria A pret yllin e Realit të Madridit

Kura e trajnerit të Realit, Karlo Ançeloti, ka bërë efekt pozitiv te Marko Asensio. Sulmuesi i krahut i Realit ka nisur të “prodhojë” lojë dhe gola për ekipin.

Gjithçka vjen në një moment kur të gjithë ishin përgatitur për largimin e tij nga Madridi. Lojtari i Realit i është kthyer sërish së ardhmes së tij, duke vijuar të mbajë linjën e enigmatikut.

Duke folur për mediat spanjolle në prag të derbit kundër Atletikos së Madridit, Asensio është ngacmuar për të ardhmen e tij. Por, në fund gazetarët nuk kanë marrë një përgjigje të qartë. Spanjolli ka vijuar të lërë gjithçka të hapur, duke mos përjashtuar as rinovimin e as largimin nga Reali.

“E ardhmja ime? Të shohim. Për momentin dua të bëj më të mirën për Realin. Dua të shfrytëzoj sa më mirë çdo mundësi që do të më jepet. Shpresoj të kem vazhdimësi dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.

Nëse Asensio nuk rinovon me Realin, e ardhmja e tij mund të jetë në Serinë A me Juventusin klubin më të interesuar për shërbimet e tij.

Related posts

EKSTRAKOMUNITARËT/ Brexit TREMB futbollin anglez, ja masat që priten nga federata

Isa.Autor

“INTERI MUND TË FITONTE 6-0/ Milani ishte skandal…, flet sulmuesi legjendar!

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA “CAMP NOU”/ Coutinho refuzon Manchester United për klubin…

Delo.autor

Leave a Comment