Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA BROJA TEK UZUNI/ Bomberat “Kuqezi” që shkëlqyen në Ligat Europiane në 2021

Vitit 2021 i erdhi fundi duke qënë akoma prezente covid-19 që ka pushtuar botën por jo vetëm. Bomberat “Kuqezi” kanë tundur rrjetat kudo, nga Anglia në Poloni, Hungari apo Turqi, duke u bërë protagonistë nëpër skuadrat e tyre përkatëse.

Këto statistika përmbledhin se sa gola kanë shënuar gjatë gjithë vitit kalendarik, në të gjitha kompeticionet. Listën e kryeson sulmuesi  Myrto Uzuni, i cili po luan sezonin e tij të dytë në Hungari me Ferencvaros, ku sa vjen dhe po bën ngjitje në karrierën e tij.

AlpeSport.al

Myrto Uzuni

Uzuni ka shënuar 34 gola në 56 ndeshje dhe është aktualisht edhe sulmuesi që ka luajtur më shumë në vitin 2021. 26-vjeçari ka vendosur edhe një rekord pasi ka shënuar në çdo kompeticion të mundshëm: kampionat, Kupën e Hungarisë, kualifikueset e Ligës së kampioneve, në Ligën e Europës, si edhe në ndeshjet e Kombëtares.

Sokol Cikalleshi

Cikalleshi ka shënuar nga 15 gola  gjatë gjithë vitit 2021. Cikalleshi që aktivizohet në Turqi ka realizuar 13 gola për Koniasporin dhe dy me Kombëtaren.

Armando Broja

Broja ka shënuar nga 15 gola  gjatë gjithë vitit 2021. Bomberi i ka shënuar gjashtë për Sauthemptonin, gjashtë për Viteshen në Olandë dhe 3 për ekipin kombëtar.

Rei Manaj

Manaj ka shënuar nga 15 gola  gjatë gjithë vitit 2021. 24- vjeçari ka realizuar 12 gola për Barcelonën B, 1 gol me Specian në Serinë A, si edhe dy me Kombëtaren.

Ernest Muçi 

Muçi  gjatë këtij viti ka shënuar në total 8 gola në 47 ndeshje që ka zbritur në fushë. 20-vjeçari ka tundur pesë herë rrjetën me Legian në Poloni, një herë me Tiranën në Superiore dhe dy herë me Kombëtaren U-21.

Bekim Balaj

Balaj, që aktivizohet në Rusi dhe gjatë këtij viti nuk ka arritur ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës në 35 ndeshje. Në gjysmën e sezonit të kaluar kishte një minutazh jashtëzakonisht të paktë, ndërsa tani është titullar te Nizhni Novgorod në Premier Ligën ruse.

Xherdani Shaqiri

Shaqiri që aktivizohet në Ligue 1 e Francës tek Lyon dhe gjatë këtij viti ka shënuar 1 gol në 8 ndeshje që ka arritur në fushë.  

Granit Xhaka

Xhaka që aktivizohet në Premier League e Anglisë tek Arsenal dhe gjatë këtij viti nuk ka arritur ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës në 9 ndeshje.

Berat Gjimshiti

Gjimshiti që aktivizohet në Serie A e Italisë tek Atalanta dhe gjatë këtij viti nuk ka arritur ta gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës në 14 ndeshje.

Elseid Hysaj

Hysaj që aktivizohet në Serie A e Italisë tek Lazio dhe gjatë këtij viti ka shënuar 1 gol në 17 ndeshje që ka arritur në fushë.

Related posts

Ivan Perisic: Kroacia ka treguar karakter

Sadik.Autor

Sarri pranë “gjigantit” anglez, teknikun e mban “peng” klauzola 8 milionë euro

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Refuzoi Kombëtaren shqiptare, sulmuesi Trashaj bën hapa pas në karrierë. Transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment