Futboll Sport

“ASNJË PËRPLASJE ME TRANJERIN…”/ Alban Hoxha: Ja pse nuk luaj te Partizani

Alban Hoxha nuk luan me Partizanin që prej 31 tetorit, teksa për të fundit herë ishte në fushë ndaj Egnatias në barazimin 1-1 në “Air Albania”. Por çfarë ka ndodhur me kapitenin e kuq dhe cila është e vërteta e dëmtimit? Portieri ka rrëfyer dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” se nuk ka asnjë përplasje me trajnerin apo drejtuesit, ndërsa konfirmoi se do të rikthehet në janar në fushë. Hoxha komentoi si e ka parë skuadrën nga tribuna, ndërsa beson te fitorja në derbi.

Alban, çfarë po ndodh me ju?

Asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa javësh kam të dëmtuar ligamentet e gishtit dhe gjithashtu kam pasur një devijim të kockës. E kam pasur të pamundur për të qenë i gatshëm.

Është e vërtetë që raporti juaj me trajnerin dhe drejtuesit e klubit ka pasur një krisje në muajt e fundit?

Jo, aspak. Nuk ka ndodhur asgjë. Që në fillim kur u dëmtova, doktori më ka sqaruar se më duhet një muaj rikuperim pa diskutim. Nuk besoj se ishte e nevojshme për të bërë ndonjë sqarim publik dhe të nxirrnim gjëra që janë krejt normale në futboll. I bëra të gjitha ekzaminimet dhe ky lloj dëmtimi dihej që do të më mbante jashtë kaq gjatë. Më vjen keq që ndodhi kështu, por tani shpresoj të rikuperohem plotësisht.

Ju besoni se është radha e Partizanit për ta fituar derbin?

Patjetër që besoj se do ta fitojmë. Unë mendoj se i kemi kualitetet dhe deri më tani ndeshjet i kemi bërë të mira, pavarësisht se na ka munguar rezultati maksimal. Unë besoj te fitorja në derbi/ PANORAMASPORT.AL

Related posts

PAS “KO” 40-SEKONDËSH TË “NOTORIOUS”/ Nate Diaz: Gjithçka është false!

Delo.autor

MEMA ULTIMIATUM EKIPIT/ Klubi i Tiranës pezullon Hasanin, ja dënimi që merr

Delo.autor

ZBULON PËRFITIMET NGA ICARDI/ Wanda: Janë në lojë shumë para, bëhet një…

Delo.autor

Leave a Comment