Futboll Sport

BARCELONA-BOCA JUNIORS/ Ndeshja e simboleve. Xavi, Riquelme, Alves…

Në orën 18:00 të pasdites së sotme, në tapetin e stadiumit “Mrsool Park” në Riad, do të luhet “Kupa Maradona” mes Barçës së Xavi Hernandez dhe Boca së Juan Román Riquelme. Një ndeshje simbolike në nderim të legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, ndarë nga jeta para një viti.

Do të jetë një takim me jo aq interes sportiv, por me një simbolikë të madhe për shkak të emrave që pritet të luajnë, duke filluar nga trajneri i lartpërmendur Xavi; Riquelme, zv.presidenti aktual i Boca-s dhe ish-lojtar i Barcelonës. Do të jetë edhe Dani Alves, i cili do të bëjë ridebutimin e tij jozyrtar me fanellën katalanase në eksperiencën e tij të dytë në këtë klub.

“Kupa Maradona” është një shenjë e re që ky vend, Arabia, dëshiron të heqë qafe paragjykimet dhe akuzat, duke përdorur futbollin si transmetues të normalitetit, diçka që do ta përsërisë janarin e ardhshëm me një Superkupë tërheqëse spanjolle mes Barçës dhe Real Madrid në njërën nga dy gjysmëfinalet e turnout, tjetra do të jetë Atlético-Athletic.

Simbolika e ndeshjes do të përfaqësohet në fushë nga i lartpërmenduri Dani Alves, i cili do të veshë sërish fanellën e Barçës në moshën 38-vjeçare. Dani do të shoqërohet nga një formacion që mund të jetë ky: Neto; Alves, Mingueza, Eric García, Balde; Riqui Puig, Matheus Fernandes, Coutinho; Demir, Luuk de Jong dhe Ilias.

Barça duhet të luajë një ndeshje vendimtare në La Liga këtë të shtunë kundër Elche, ndërsa ka të dëmtuar si Pedri, Ansu Fati, Braithwaite, Memphis, Jordi Alba, Sergi Roberto, si dhe Kun Agüero. Dy simbolet e tjera, Xavi dhe Román, luajtën së bashku në sezonin e vetëm të gjeniut argjentinas te Barcelona (2002-2003). Që atëherë të dy kanë ruajtur raporte mjaft të mira dhe e admirojnë njëri-tjetrin.

Dje, pavarësisht se ishin në të njëjtin hotel në Riad, ata nuk mundën të shiheshin, ndaj përshëndetja do të vijë sot. Për Barçën është një udhëtim i bezdisshëm, sepse ndodhet në mes të sezonit, ndërsa për Boca fundi i sezonit, pasi fitoi Kupën e Argjentinës javën e kaluar. Me të përfunduar ndeshja, lojtarët e saj do të jenë zyrtarisht me pushime, megjithëse do të kthehen me avion (Riyadh-Buenos Aires), fluturim që do të zgjasë rreth 15 orë.

Related posts

NGA RIKTHIMI TEK SUPERIORJA TEK KOMBËTARJA/ Sabien Lilaj: Kam një bast personal me Dinamon

Delo.autor

REKORD PAS REKORDI/ Messi merr çmimin “KËPUCA E ARTË”, kalon… (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK MUND TA BESOJMË”/ Goli i anuluar ndaj Milanit ndaj Napolit bëhet çështje ndërkombëtare

Delo.autor

Leave a Comment