Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Laçi mposht Tiranën dhe i ndal “arratisjen” në krye

Laçit i ka mjaftuar goli i Regi Lushkjes me penallti në minutën e 90′ ndaj Tiranës.

Ishte një sfidë ku kryesisht nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm, përveç asaj të minutës së 75′, ku bardhezinjtë e Mirel Josës nuk përfituan nga pakujdesia e Visar Bekajt ku grushtoi gabimisht.

Më pas në minutën e 86′ kurbinasit pretenduan për penallti ku Bekaj ndërhyu gabimisht dhe kryesori Cjapi nuk e gjykoi si të tillë, por më pas iu drejtua VAR-it për ta akorduar si 11-metërsh.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Regi Lushkjes, Josa merr tre pikë të çmuara ndaj ish-skuadrës së tij.

Me këtë sukses Laçi renditet në vendin e 4 në kuotën e 21 pikëve, ndërsa bardheblutë e Orges Shehit nuk përfitojnë nga ndalesa e Kukësit për tu shkëputur në kreun e renditjes dhe qëndrojnë në kuotën e 27 pikëve.

Related posts

REFUZOI FTESËN NË KOMBËTARE/ Xherdan Shaqiri “i mbyll gojën” kritikëve, ja çfarë POSTON

Delo.autor

“Globe Soccer Awards”, gjermani shpallet arbitri i vitit

Q.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ Acerbi nuk mungon kurrë, KËRCËNON REKORDIN e ZANETTIT

Isa.Autor

Leave a Comment